Negociatat për presidentin, Hoxha: Teatër i qeverisë, nuk mund të ketë një marrëveshje nëse zgjedh Rama opozitën
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja tha se procesi i negociatave për presidentin deri më tani nuk ka qenë serioz, por ka qenë një teatër i qeverisë me opozitën në tërësi.
Lisandër Hoxha: "Ka qenë një teatër i qeverisë me opozitën në tërësi sepse ka përdorur atë pjesë të grupit parlamentar të cilët i përgjigjen siç tha dhe zoti Alibeaj edhe në 12 të natës Taulant Ballës. Dhe nuk ka qenë serioz në kontekstin e gjetjes së gjuhës së përbashkët që ne të kemi një president republike, produkt i të gjitha palëve politike të vendit, pra konsensual."
Gjithashtu Hoxha tha se sa kohë që Rama zgjedh opozitën nuk mund të ketë një marrëveshje me këtë të fundit. Procesin ai e konsideeron si një lojë në nivel mediokër.
Lisandër Hoxha: "Në kushtet ku qeveria vodhi zgjedhjet dhe këtë e dëshmoi dhe raporti i OSBE ODIHR, vazhdimisht raportet progres raportet e BE por dhe ato të departamentit të shtetit tregojnë një situatë krize të jashtëzakonshme në Shqipëri qoftë në zbatueshmërinë e ligjit qoftë në kriminalitetin në prekjen e zgjedhejve. Kjo e bën këtë demokraci të papërshtatshme të përdorë veton e vet dhe 71 votshin e famshëm për të zgjedhur një president i cili do të bënte asgjë më shumë sesa symbylluri përballë vendimeve antikushtetuese të qeverisë. Pra në këtë kontekst loja ka qenë e një niveli mediokër ku si fillim u përdor trmi zarf dhe pas zarfit kaluan në këtë teatrin që gjoja propozojmë ca emra që nuk u morën kurr parasysh. Nuk mund të ketë një marrëveshje me opozitën nëse zgjedh Rama opozitën. Opozitën e zgjedhin shqiptarët."