Mali i Zi në open Ballkan, Kryeministri Abazovic do të marrë pjesë në takimin e Ohrit në 7-8 qershor
Mali i Zi pritet t’i bashkohet Ballkanit të Hapur në takimin e 7-8 qershorit që do të zhvillohet në Ohër. Kryeministri shqiptaro-malazez Dritan Abazovic ka ndryshuar qasjen e Malit të Zi për këtë projekt të Ramës dhe Vuçic pavarësisht kundërshtisë të Presidentit Dukanovic.
Kosova dhe Bosnja kanë zgjedhur të mbeten jashtë këtij projekti, me argumentin që Ballkani Perendimor duhet të fokusohet tek procesi i Berlinit.
Në 7-8 qershor në Ohër do të mbahet takimi i radhës i Ballkanit të Hapur, projekti i iniciuar nga dyshja Vuçi-Rama në 2019. Risia e kësaj mbledhje do të jetë aderimi i Malit të Zi në këtë nisëm, pasi kryeministri Dritan Abazoviç do t’i bashkohet liderve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pjesmarrjen e Malit të Zi në Open Ballkan e ka konfirmuar vetë Kryeministri Abazovic pas takimit me Presidentin serb Alexandër Vuçic në Davos. Gjithashtu edhe gjuha shqipe i ka ardhur në ndihmë kryeministri Edi Rama për të bindur homologun e tij me origjinë shqiptaro-malazeze që t’i bashkohet këtij projekti rajonal.
Pavarësisht se Presidenti Dukanovic është kundër Ballkanit të Hapur me argumentin se kjo nisëm u lancua në një moment depresioni dhe paqëartësie të BE ndaj Ballkanit perendimor.
Kosova dhe Bosnja-Hercegovina janë dy shtetet që nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve të Shqipërisë dhe Serbisë për t’u bërë pjesë e këtij projekti, që sipas Ramës dhe Vuçi do të lehtësojë lëvitzjen e lirë të njërëzve dhe mallrave në rajon. Sipas Prishtinës Ballkani i Hapur është një nismë që i shërben vetëm Beogradit dhe jo shqiptarëve.
Në takimin e Ohrit pritet të firmosen disa marrëveshje në fushën e kulturës, turizmit dhe ekonomisë. Gjithashtu Rama-Vucic dhe Kovachevski kanë rënë dakord që në fillim të shtatorit, në Beograd, të organizojnë një panair turizmi, verërave dhe të specialiteteve të kuzhinës të rajonit.