Miratohet “Thumanë-Kashar”, Qeveria miraton koncesionin 30-vjeçar dhe çmimin i ri i energjisë

Qeveria ka vendosur të rikthejë koncesionin e shumë debatuar Thumanë-Kashar të cilin e anuloi në vitin 2019 për shkak të kostos 245 milionë euro. Ministrja Belinda balluku tha pas mbledhjes së qeverisë se punimet do nisin brenda vitit dhe synimi është të përfundojnë 36 muajve. Po kështu, balluku theksoi se çmimi I ri I energjisë do të aplikohet nga qershori e në vazhdim por sqaroi se fasha e ndryshimit po diskutohet mes shpenzimit mujor 700 deri 800 kilovat.

Konsumatorët shqiptarë që shpenzojnë më shumë, do ta paguajnë me çmim të rritur energjinë elektrike.

Qeveria është drejt finalizimit të paketës, megjithëse ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar pasi fasha mund të luhatet mes 700 dhe 800 kilovat/orë.

“Kemi bërë një analizë të thelluar, kemi dalë në disa skenarë që mund të aplikohen. Për abonentët familjarë do të zbatojmë të njëjtin çmim. Por kemi identifikuar edhe konsumatorë familjarë që kanë konsumuar deri në 5000 kilovat/orë. Por është e drejta e tyre që ta përdorin energjinë. Megjithatë, kjo energji do të paguhet të paktën me një çmim më të lartë se sa ajo që paguhet sot. Nuk po them me çmimin e tregut se do të ishte një shumë që nuk do ta përballonte dot as ky lloj konsumatori.”

Po kështu, qeveria ka vendosur të rikthejë koncesionin Thumanë-Kashar.

Koncesioni në fjalë me vlerë 245 milionë euro u anulua nga qeveria në janar 2019 me argumentin se fondi I parashikuar do të akordohej për zbatimin e kërkesave të paktit për universitetin.

Megjithatë, ministrja e infrastrukturës dhe energjisë theksoi se tani janë krijuar kushtet për zbatimin e koncesionit 30-vjeçar edhe për shkak të një vendimi gjyqësor lidhur me këtë çështje.