Peshk për bukë/ Peshkatarët e Pustecit buzë Prespës kërkojnë pikë grumbullimi
Pas periudhës së ndalimit peshkatarët e Pustecit nisën veprimtarinë që u siguron bukën në tryezën e familjes.
Janë optimistë për një sezon të mbarë, por të vetëdijshëm se do të vuajnë për treg.
"Ky sezon i ndalimit ka ndikuar shumë. Ka patur peshk."
Mungesa e një pikë grumbullimi i lë të pasigurtë se çfarë do të bëjnë kur të kthehen në breg me rrjetat plot.
"Tani kërkon në radhë të parë një pikë grumbullimi. Shpresojmë që do të bëhet por kur do të bëhet nuk i dihet."
Për shkak të braktisjes masive të zonës shitjet brenda bashkisë janë të pakta dhe gjithçka është në dorë të tregtarëve nga qytetet e mëdha.
"Është problemi që peshku nuk duron dhe duhet të shitet brenda ditës"
Ndaj në kohën kur çdo gjë është rritur, vetëm cmimi i peshkut ka mbetur i pandryshuar në Pustec.
"Çmimi ka nja 5 a 6 vjet që nuk ka ndryshuar fare. Çmimet e tjera rriten vetëm çmimi i peshkut nuk është rritur."
Peshkimi, bujqësia e blegtoria janë tre veprimtari me të cilën banorët e Pustecit sigurojnë jetesën ndërsa pavarësisht potencialeve, turizmi është pak i zhvilluar.


