Gjykata burgos dy policët, njëri akuzohet për vrasje dhe tjetri për plagosje

Gjykata e Tiranës në dy seanca të ndara vendosi të mbyllë pas hekurave dy efektivë policie të akuzuar për dy ngjarjet e rënda të ditëve të fundit në Tiranë. Masa e arrestit me burg u dha për Ludian Zaimin, i cili ekzekutoi kolegun e tij Caush Saliasin dhe Lutfi Gjylën që plagosi një qytetar

Gjykata e Tiranës la në fuqi dy efektivët e policisë që u përfshinë në ngjarje kriminale ditët e fundit në tiranë.

Togat e zeza vendosën arrest me burg për Ludian Zaimin, i cili vrau në komisariat kolegun e tij Caush Saliasi.

Sipas avokatit Caushi ka shprehur pendesë për krimin e kryer ndërsa ka pranuar para gjykatës se prej kohesh kurohej me antidepresant.

Për Saliasin prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me paramendim pasi dyshohet se ai kishte planifikuar më parë krimin e rëndë.

Fillimisht ai ka thënë se viktima i kishte rënë shumë herë në qafë ndërsa nuk ka pranuar të japë më shpjegime për ngjarjen.

Prokuroria pritet të kërkoje ekspertimin psikik të autorit dhe ekspertizën mjekësorë nëse ilaçet që konsumonte kishin ndikuar apo jo në gjendjen e tij mendore.

Ndërkohe para gjykatës ka dale edhe efektivit FNSH-së Lutfi Gjyla, i cili plagosi pak dite më parë qytetarin Murteza lika.

Efektivi tha se arma iu shkrep pa dashje ndërsa nga verifikimet e para dyshohet se edhe efektivi kishte konsumuar alkool.

Gjykata burgos dy policët, njëri akuzohet për vrasje dhe tjetri