Balla: Deri të dielën në orën 18:00 nuk do të ketë propozim nga ana e PS-së për president

Kreu i grupit parlamentar socialist, Tualant bëri me dije se deri në raundin e tretë do të priten propozime nga opozita për Presidentin e ri.

Ai theksoi se kreu i ardhshëm i shtetit  nuk do të jetë një emër i propozuar nga parlamenti aktual dhe se nuk do të ketë propozime nga mazhoranca në 3 raundet e para.

Balla: Deri të dielën në orën 18:00 nuk do të ketë propozim nga ana e PS. Kemi rënë dakord që nuk do të propozojmë ne kandidatë deri në raundin e tretë. Para 10 ditëve në një nga takimet publike, kemi diskutuar dhe thënë që deri në raundin e tretë do të jetë fryma e këtij dokumenti ku kanë të drejtë të pozojnë. Ata të sjellin një listë me argumentet konkretë dhe ta diskutojmë. Kjo nuk ka ndodhur. Më pas të martën kjo u sqarua tërësisht.

Të gjitha keqkuptimet që janë pasur janë sqaruar. Ua thash, ne do të vazhdojmë të dialogojmë me grupet e tjera të opozitës në një proces të nevojshëm. S’e gjej me vend që PD siç u informova të ketë marrë vendimin të insistojë tek varianti me Avokatin e Popullit. Ai variant nuk përdoret për Presidentin e Republikës. Ku ka ndryshuar qëndrimi ynë apo shkelur marrëveshjen? Një listë e mbyllur të jetë imponim i kapicës nuk është formulë. Kushtetua imponon negocim. Kryetari i PS, Rama ka qenë i drejtpërdrejt në diskutimet e bëra ku ka thënë që përjashtojmë një President nga salla e parlamentit.