Kushtet për presidentin, Alibeaj: Të bashkëpunojmë, edhe në 12 natën gati nëse ndryshon mendje PS
Deputeti Enkelejd Alibeaj, është shprehur se është i hapur për të bashkëpunuar me PS-në për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ai tha se kushti për këtë bashkëpunim është që mazhoranca t’i përmbahet dokumentit që ka dorëzuar Alibeaj.
Ai shtoi se Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse palët ndryshojnë mendje dhe mblidhen.
Alibeaj: Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi. Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve sipas dokumentit. Pala tjetër u tërhoq. Dokumenti është i thjeshtë nëse tërhiqeni dakordësia bie.
Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi Presidenti nesër e ka të nevojshme të ketë legjitimitet, mbështetjen e gjithë palëve. Ndryshe do të jetë president gjysmak, i gjymtuar, nuk do të mundet dot t’i bëjë ballë rrebesheve politike që do të vijnë. Tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme nga ana e PS, kjo është një gjë që të paktën në sytë e shqiptarëve ne e bëmë detyrën.

