Alibeaj: Ne propozuam emrat për presidentin, por Rama u tërhoq, mazhoranca s’i ka 71 votat
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një prononcim për mediet pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.
Ai tha se është detyrim i pozitës që të mos bojkotojë procesin, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk i ka 71 votat për të vendosur për presidentin e ri.
Alibeaj shtoi se PD ofroi një dokument me ca rregulla të thjeshta dhe sapo emrat që ishin thjesht propozime fillestare dolën, ditën tjetër PS , tërhiqet, Rama u tërhoq.
Alibeaj: Është detyrim i opozitës të mos shmangej, të mos bojkotonte. Është një sfidë që duhet ti shkojmë përballë, këto janë sfida dhe gjithmonë duhet të përballemi. Mazhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit, me dy mandate të Aqif Rakip, apo me të tjerë që i ke pas qelisë, me një raport të DASH që godet besoj që është detyrim ky i yni për të marrë pjesë në proces dhe në proces marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjnë atë kulturën e vogël të bojkotit që nuk eci. Të krijojmë një kulturë të re dhe të futemi me të me moral. Ne u ofruam me një dokument me ca rregulla të thjeshta. Sapo emrat që ishin thjesht propozime fillestare dolën, ditën tjetër PS , tërhiqet, Rama u tërhoq.
