Telashe të reja për Kevin Spacey, aktori akuzohet për ngacmim seksual ndaj tre burrave
Aktori amerikan Kevin Space, do të përballet me akuza për ngacmim seksual ndaj tre burrave, në Britani.
Aktori 62-vjeçar po ndiqet penalisht me akuzat për 5 sulme seksuale ndaj tre meshkujve mes vitit 2005 dhe 2013 në Londër dhe Gloucestershire.
Dy akuzat e para lidhen me sulmet e seksuale ndaj një burri, në Londër në mars 2005, ndërsa një viktimë e dytë po në Londër pretendohet se është sulmuar seksualisht në gusht 2008.
Ankimuesi i tretë është një burrë tashmë në të 30-at që është sulmuar nga i akuzuari në Gloucestershire në prill 2013.
Përfaqësuesja e policisë Rosemary Ainslie, tha se pas rishikimit të provave “ishte autorizuar ngritja e akuzave kriminale ndaj aktorit 62 vjeçar.
Zhvillimi vjen në një kohë kur Spacey është në një tjetër gjyq për akuza të ngjashme në New York.
Zhurmat për sjellje të rënda seksuale nga Spacey kanë ekzistuar prej dekadash në industrinë e filmit.
Aktori i serialit “Star Trek” Anthony Rapp, akuzon se Spacey e ka sulmuar seksualisht kur ishte nën moshë. Mes viktimave të tjera janë Tony Montana, dhe disa aktorë të teatrit Old Vic në Londër ku ‘maniku’ ka qenë drejtor artistik.
Pas vërshimit të akuzave aktori u shkarkuar nga seriali amerikan “House of Cards,” dhe u braktis nga grupi i tij publicitar.

