Gjermania i jep fund varësisë së gazit rus deri në fund të vitit. Scholz: Po shkojmë drejt gazit të lëngshëm
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 14:25
Gjermania po punon për ti dhënë fund varësisë së saj nga importet e gazit rus. Lajmin e bëri me dije kancelari i vendit ditën e sotme.
Sipas tij si Berlini dhe BE do ti japin fund varësisë së importeve të energjisë nga Moska, raporton CNN.
"Nafta ruse mund të hiqet plotësisht nga tregu rreth fundit të vitit. Gjermania po shkon tashmë drejt terminaleve të gazit të lëngshëm dhe burimeve alternative të furnizimit," tha Olaff Scholz.
Të njëjtën rrugën thekson Scholz po ndjek edhe BE.
Megjithatë Ukraina ka bërë thirrje gjatë ditëve të fundit për sanksione maksimale ndaj Moskës duke përfshirë ndalimin e menjëhershëm të naftës dhe tregtisë ruse.