Mirësevini në fshatin ylber të Indonezisë. Fshati i braktisur që u kthye në denstinacion më të vizituar
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 11:07
Deri vonë, Jodipan ishte një zonë e varfër e qytetit Malang, në Java. Zona po shpërbëhej dhe pushteti vendor kishte planifikuar të dëbonte banorët.
Por gjithçka ndryshoi kur studentët e universitetit vendas dhanë një ide për shpëtimin e lagjes së tyre.

Ata vendosën të pikturojnë fshatin me ngjyrat e ylberit për të tërhequr turistët.
Dhe plani i tyre funksionoi! Sot ky është ndër destinacionet turistike më të vizituara të Java-s.

