Premiera e filmit të Baz Luhrmann në Kanë,10 minuta duatrokitje për “Elvis”

Një mirëpritje triumfatore në Festivalin e Filmit në Kanë për dramën muzikore kushtuar Mbretit të rock and rollit Elvis Presley.
Filmi është me regji të vizionarit Baz Luhrmann, i cili u shfaq në premierë me një rrip Elvis, i shoqëruar nga e veja Priscilla Presley dhe protagonistët Austin Butler që luan muzikantin dhe Tom Hanks që është menaxheri.
Pas prezantimit, të pranishmit në sallë dhuruan plot 10 minuta duatrokitje ndërsa Pricila Presley shpërtheu në lot nga emocionet. Edhe regjisori dhe protagonistët e u prekën dhe u përqafuan.
Grupi Maneskin interpretuan kolonën zanore me versionin e tyre të hitit ikonik 'If I Can Dream”. Ndërsa Damiano i grupit u shpreh për mediat:
“Mendoj se çdo artist bashkëkohor është i ndikuar nga Elvisi sepse me të ka lindur edhe vetë ideja e interpretuesit. Ai vërtet ndryshoi historinë e muzikës, mendoj se është e pamundur të mos ndikohesh prej tij.”

Filmi u prit ngrohtësisht nga familja e Presley-t, i cili vdiq në vitin 1977 në moshën 42-vjeçare pas një prejardhjeje nga varësia ndaj drogës.
Mbesa e tij, aktorja dhe modelja Riley Keough tha se e pa filmin me nënën e saj, Lisa Marie Presley, dhe gjyshen, Priscilla Presley, 77 vjeçare.
"Ka shumë trauma familjare dhe trauma brezash që filluan atje. Ishte një përvojë shumë intensive."

Historia shkon në një periudhë 20-vjeçare, nga fillimet e deri te fama e Presley-t, e cili arriti një nivel të paprecedentë në Amerikë. I xhiruar në Queensland, Australi, filmi ka një kolonë zanore që e ngarkon audience me emocion.
Shumë yje ishin të pranishëm në premierë, mes tyre: Sharon Stone, Shakira, Ricky Martin, Juliette Binoche, Kylie Minogue etj.