Sulmet në Luhansk/ 150 trupa civilësh varrosen në një varr masiv
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 11:25
Policia në rajonin e Luhanskut është dashur të varrosë 150 trupa civilësh në një varr masiv.
"Rreth 150 njerëz janë varrosur në një varr rrethor masiv," deklaroi guvernatori guvernatori i Luhanskut Serhiy Haidai duke shtuar se do të mund ti rivarrosin ato pas luftës.
Policia po u lëshon dokumente familjarëve që u mundësojnë atyre certifikatat e vdekjes për të afërmit e tyre.
Ndërkohë këshilltari i qeerisë ukrainase Vadym Denisenko deklaroi se çdo gjë tani është përqendruar në Donbas, duke shtuar se sitata është shumë e tensionuar.
Kjo pasi 25 grupe taktike të batalioneve ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase.

