Berlin-Paris për 7 orë, treni me supershpejtësi gati në 2023
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 10:56
Operatori hekurudhor francez SNCF dhe Deutsche Bahn po planifikojnë ndërtimin e një linje hekurudhore Berlin-Paris, me një tren me shpejtësis të lartë, në 2023.
Linja e re u njoftua të martën, nga kreu i kompanisë franceze Jean-Pierre Farandou, që ndodhej në Strasburg për 15 vjetorin e bashkëpunimit frankogjerman.
"Ne duam të lancojmë një linjë TGV Paris-Berlin në dhjetor të 2023. Kemi parë që njerëzit janë të gatshëm të kalojnë 6 apo 7 orë në tre. Ky udhëtim do të zgjasë shtatë orë," tha ai.
Sipas tij njerëzit sot kanë tendencën të udhëtojnë me tren si një mjet komod, të rehatshëm dhe që mbi të gjitha nuk ndikon në ndotjen mjedisore.