India kufizon eksportin e sheqerit deri në tetor

India ka vendosur të kufizojë shitjen e sheqerit, vetëm disa ditë pasi ndaloi eksportet e grurit.

Qeveria njoftoi të mërkurën se do të kufizonte shitjen e sheqerit në 10 milion tonë deri në tetor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shitësve u është kërkuar që të kërkojnë "leje specifike" nga autoritetet për cdo eksport nga 1 qershori deri në 31 tetor.

India është prodhuesi më i madh i sheqerit në botë  dhe eksportuesi i dytë më i madh pas Brazilit.

Qeveria deklaroi se kjo ishte një masë e detyrueshme për të ruajtur rezervat e vendit pas rritjes drastike të eksporteve gjatë kësaj periudhe vitin e kaluar.