Ukraina ngelet pa det, forcat ruse pushtojnë rajonet që kanë dalje në Detin Azov
Ukraina ka humbur përgjithmonë hyrjen në Detin Azov, pasi rajonet Zaporizhje dhe Kerson nuk do të kthehen kurrë nën kontrollin e saj.
Kështu kanë pretenduar autoritetet e administratës ushtarako-civile të rajonit të Zaporizhjas, në jug të Ukrainës.
Mariopuli, Kersoni dhe Zaporizhja janë tre rajonet e mëdha ukrainase të cilat kanë dalje në det, por Rusia mundi t’i marrë ato në kontroll gjatë këtyre tre muajve, duke e lënë aktualisht Kievin pa dalje në Detin Azov.
Ndërsa pretendojnë që të bashkohen me Federatën Ruse, siç ndodhi në Krime, autoritetet pro Moskës në Kerson dhe Zaporizhje thonë se tashmë Deti Azov do të jetë ekskluzivisht i Rusisë.
Të mërkurën presidenti Putin firmosi një dekret për lehtësimin e procedurave për marrjen e nënshtetësisë ruse për banorët e Kersonit dhe Zaporizhjas.
Kievi e dënoi pasaportizimin e tyre të enjten duke shtuar dhënia e nënshtetësisë ruse në Zaporizhja, Kerson dhe Krime është një shkelje e madhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe shkel të gjitha normat dhe parimet e ligjit humanitar ndërkombëtar.
