Turqia bisedime me Rusinë për "korridorin" e grurit. 20 milion tonë drithëra të ngecura në Ukrainë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 14:38
Turqia është në negociata me Rusinë për ndërtimin e një korridori që do të lejojë eksportimin e grurit nga Ukraina.
Korridori mendohet të hapet përmes Bosforit sipas agjencisë Reuters.
Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkurt. Më shumë se 20 milion tonë drithëra mendohet të kenë ngecur në kapanonet grumbulluese.
Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 1/3 e furnizimeve globale të grurit dhe mungesa e eksporteve nga Ukraina ka sjellë një krizë globale në rritje.
