Vdes në moshën 94-vjeçare ish-kryeministri italian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 15:44
Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita.
Mediat italiane, bëjnë me dije se kryebashkiaku i Nusco-s vdiq mëngjesin e sotëm, në orën 7 në shtëpinë e të moshuarve Villa dei Pini në Avellino, shkruan La Republica.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Nusco, Walter Vigilante.
De Mita ishte zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1963, ai ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj të periudhës së pasluftës.
Ciriaco De Mita ishte simbol i Republikës së Parë.
