Putin thirrje Forumit Ekonomik Euroaziatik: Zgjidhni partnerët "natyrorë" jo ekonomitë e tjera të zhvilluara

Putin i ka bërë thirrje partnerëve të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU)që të zgjedhin partnerët dhe fqinjët natyrorë në vend të ekonomive të tjera të zhvilluara ( vende të BE-së dhe SHBA-në).

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Putin foli në video konferencë gjatë hapjes së forumit në Bishkek duke shtuar se janë mbi 180 projekte me vlerë 300 miliard dollarë në axhendën e Bashkimit.

EAEU është një bashkim ekonomik i vendeve post sovjetike i iniciuar nga Rusia në 2015. Ai synonte krijimin e një tregu të përbashkët për Rusinë, Bjellorusinë, Kazakisatnin, Armeninë dhe Kirgistanin.