Pamje tronditëse! Po luante me shoqet në oborrin e shtëpisë, 9-vjeçarja qëllohet me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 15:52
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë, ku një 9-vjeçare është qëlluar me armë ndërsa po luante me shoqet.
Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Virxhinia të SHBA-ve, ku e mitura është qëlluar në oborrin e shtëpisë së saj me armë zjarri.
Mësohet se vogëlushja po trajtohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat kanë publikuar edhe një video ku shihet një grup adoleshentësh që kalojnë para shtëpisë së vogëlushes pak para se të dëgjohen të shtënat.
9-vjeçarja pasi është qëlluar ka rënë në tokë, dhe e plagosur ka filluar duke thirrur të ëmën.
Të dyshuarit kryesorë për plagosjen e së miturës është grupi i adoleshentëve që kaloi para shtëpisë së 9-vjeçares pak sekonda para të shtënave.