Ermal Hasimja ironizon policinë: Me aq shumë gaz sa përdoret nëpër protestat shqiptare kundër qeverisë, me shumë gjasa është mbaruar gazi dhe ngelet kujdesi
Pedagogu Ermal Hasimja ka ironizuar duke thënë se policët u sollën të kujdesshëm me huliganët pasi "me aq shumë gaz sa përdoret nëpër protestat shqiptare, kundër qeverisë me shumë gjasa është mbaruar gazi dhe ngelet kujdesi". Pavarësisht kësaj gjatë intervistës për ORA TV me gazetaren Beti Njuma ai shprehu dhe vlerësim për policinë.
Beti Njuma: "Pamë një polici shumë të kujdesshme me tifozët e dhunshëm, shumë paqësore krahasuar me protestuesit e teatrit, me ata që mbronin shtëpitë nga shembja, me protestuesit e opozitës ndaj të cilëve është përdorur në një masë proporcionale gaz lotsjellës".
Ermal Hasimja: "Po fatkeqësia jonë, e ne shqiptarëve, atyre që bëjnë protesta është që në Tiranë nuk ka Ambasadë Shqiptare që të na mbrojë. Këta këtu që janë e kanë dhe Ambasadën e Italisë dhe Ambasadën e Holandës. Ne nuk kemi ndonjë ambasadë që të na mbrojë në raste. Pastaj le të themi me aq shumë gaz sa përdoret nëpër protestat shqiptare kundër qeverisë, me shumë gjasa është mbaruar gazi dhe ngelet kujdesi."
Pavarësish sjelljes jo të hijshme nga ana e huliganëve Hasimja thotë se me shumë mundësi në të ardhmen ata do të marrin familjet e tyre dhe do të vijnë këtu në një situatë komplet tjetër.
Ermal Hasimja: "Përtej ironisë është gjë e mirë që të vetpërmbahesh pasi është gjë e lehtë ti lëshohesh instiktit por mendoj se secili prej këtyre personave kur të bëhet esëll me shumë gjasa pas një viti do ta mendojë idenë të vijë këtu me familje, në një situatë komplet tjetër dhe jo në situatën e një pianeci të dehur që e ka sport të ndeshet me policinë. Ne duhet ti jemi mirënjohës policisë për një lloj imazhi të moderuar që kanë dhënë deri në kët moment."