Rekord në Rinas, 306 fluturime për finalen Roma-Feyenoord në më pak se 48 orë

Aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas ka regjistruar një rekord fluturimesh përgjatë dy ditëve për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin "Air Albania". Janë plot 306 fluturime të kryera.

Kryeministri Rama thotë se janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme.