E rëndë në Milot, punëtori nga Elbasani bie nga pallati ku punonte, arrestohet inxhinieri
Një 34-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati që ishte duke u rindërtuar në Milot. Viktima është identifikuar si shtetasi Marku Debrova.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë në punë, ndërsa policia ka arrestuar inxhinierin e firmës Mondi Turhani 56 vjeç, banues në Tiranë.
"Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan" njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale " Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

