Ju flet Moska- Skenari "Rama-Veliaj" për provokimin e tifozëve holandezë dhe arsyeja e tij
Finalja e madhe e Conference League dhe posteri i Mourinhos në fasadën e godinës së Politeknikut ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama u futën mes tyre në një garë të çuditshme para ndeshjes finale të Conference League për të treguar se bashkia e Tiranës, mikpritësja e garës, qeveria e Shqipërisë mikpritëse e kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, ku mikpritësi ka disa detyrime për të treguar paanësi, deshën të tregojnë patjetër se Shqipëria, Tirana është me Romën zyrtarisht. Në një institucion shtetëror publik që është selia e Universitetit të Tiranës në krye të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" është ndërtuar nga Italia fashiste për të dominuar bulevardin e madh si një institucion fashist, pikërisht atje ku vihej portreti i madh i Duçes dikur kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, u vu një poster i trajnerit të Romës Jose Mourinho.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit: