Shpërndanin kokainë e heroinë te tifozët, shoqërohen në komisariat 5 të mitur shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 19:45
Pesë të mitur shqiptarë janë shoqëruar në komisariat, pasi policia i ka kapur duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë dhe heroinë tek tifozët që kanë ardhur në kryeqytet për të ndjekur finalen mes Romës dhe Feyenoord.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se të shoqëruarit ndodhen në komisariatin nr.4 ndërsa policia po kryen kontrolle për raste të tjera të tilla.
Qindra tifozë kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur finalen e Conference League.
Mbrëmjen e djeshme ka pasur përplasje mes tifozëve dhe policëve, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 20 policë dhe 10 tifozë. Ata kanë pasur dëmtime të lehta.
