Finalja e madhe në Tiranë, komenti epik i Ermal Hasimes: Pijaneci shqiptar me pijanecin holandez, vëllezër binjakë

Ermal Hasimja në një intervistë për ORA TV me gazetaren Beti Njuma duke iu referuar përplasjes së ultrasve të dy ekipeve mbrëmjen e djeshme tha se këtu nuk ka ardhur ajo shtresë e popullsisë që përfaqëson gjithë vendin.

Ai tha se ka krahasime mes sjelljes së shqiptarëve dhe tifozëve holandez por që sipas tij nuk mund të krahasojmë shqiptarin mesatar me huliganin mesatar holandez, pasi janë njerëz që vijnë këtu dhe gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është të dehen, të bëhen tap.    

Ermal Hasimja: "Këtu nuk ka ardhur ajo shtresë e popullsisë që përfaqëson gjithë vendin sepse shikoj që ka krahasime të tipit ja çfarë bëjnë holandezët e paqytetëruar dhe në shqiptarët europian të shkretët ne që nuk na pranojnë. Nuk mund të krahasojmë shqiptarin mesatar me huliganin mesatar holandez. Janë dy gjëra komplet të ndryshme. Aq më tepër që janë njerëz që vijnë këtu dhe gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është të dehen, të bëhen tap. Po të krahasonim pijanecin tipik shqiptar me pijanecin tipik holandez do të ishin vëllezët binjakë, nuk do të kishin dallim nga njëri tjetri."

Hasimja gjithashtu vuri në pah që kostot do të jenë të mëdha për shkak të trazirave që krijohen por nga ana tjetër do të ketë edhe fitime.

Ermal Hasimja: "Është një lloj testi që ka koston e vet ndoshta Tirana do të humb 1 milion euro nga dëme të ndryshme por do të fitojë 10 a 15 milion të tjera nga konsumi i gjithë këtyre njerëzve."

Gjithashtu ai shtoi se e rëndësishme është jeta e policëve si dhe që prona e qytetarëve shqiptarë të mos dëmtohet.