U sulmua me thikë teksa priste djalin para shkollës, kjo është shqiptarja që humbi jetën në Itali (FOTO)

 U sulmua me thikë teksa priste djalin para shkollës, kjo

Bruna Meuca Hella është 37-vjeçarja që u sulmua ditën e sotme me thikë në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptarja është sulmuar me thikë ndërsa priste djalin e saj në moshën 10 vjeçare para shkollës.

Ajo është goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti.

Bruna banonte pranë shkollës dhe ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën.

Bruna ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

U sulmua me thikë teksa priste djalin para shkollës, kjo