Finalja e Roma- Feyenoord, Tufa: Eveniment i jashtëzakonshëm, po i tregojmë Europës se…

Mbrëmjen e sotme në orën në 21:00 në stadiumin Air Albania do të mbahet finalja e Conference League  mes Romës dhe Feyneoord.

Gazetari Bashkim Tufa për mikrofonin e Ora News, tha se ky eveniment që po zhvillohet në Tiranë është i jashtëzakonshëm.

Më tej ai tha se po i tregojmë Europës se meritojmë të jemi europianë.

Bashkim Tufa: Fakti që zhvillohet për herë të parë, është një eveniment i jashtëzakonshëm. Vështirë se do të përsëriten më.

Më kujtohet kur erdhi presidentin Ramson që kur erdhi në Shqipëri në ’96 kur erdhi në Shqipëri tha se ju shqiptarët asnjëherë nuk do të krijoni një eveniment evropian. Më vjen keq që nuk jeton më por do të kishte një ftesë, për ti thënë  se edhe ne organizojmë evenimente. Ngjarjet që kanë ndodhur janë të pranishme në çdo finale.  Ne i tregojmë Europës se jemi dhe meritojmë të jemi  europianë.