Mbi 5000 tifozë nga Holanda, Roma dhe Kosova futen në Shqipëri përmes Morinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 10:07
Dhjetëra tifozë nga Holanda, Roma e Kosova po kalojnë nga kufiri i Morinit për të ndjekur finalen e sotme mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë.
Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës duke sjellë një atmosferë edhe në Morinë.
Po në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane asaj të Romës, këta janë shqiptarët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit.
Sipas të dhënave të marra në P.K.K Morin gjatë orëve të para të ditës se sotme kanë hyrë në territorin shqiptar nga Morini 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete, krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar.

