Berisha në krye të PD-së, Gjata: Zgjodhi rrugën e vështirë për ta marrë këtë post. SHBA ‘dorë’ në sovranitetin e vendin tonë

Çlirim Gjata është shprehur se kreu i aktual i PD-së, zgjodhi një rrugë të vështirë për të marrë këtë post.

Çlirim Gjata: Sali Berisha këtë 93% do ta merrte që nëntor apo kur u përjashtua nga grupi parlamentar, por ai zgjodhi një rrugë plot më sfida. 

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Gjata i pyetur se si do ndikojë zgjedhja e Berishës në krye të PD-së në marrëdhëniet me SHBA, u shpreh

Çlirim Gjata: Këto janë propagandë, pse ka marrëdhënie me Ramën kur ka deputetë ‘Non Grata’. DASH e ka pranua se janë vjedhur. “Jo s’po bashkëpunojmë me ‘Non Grata” janë propagandë.

Më tej ai tha se SHBA ka ‘dorë’ në sovranitetin e vendit tonë, ndërsa shtoi se dy ambasadorët e fundit kanë ndërhyrë shumë në politikë duke mbajtur anën e PS.

Çlirim Gjata: SHBA ka shumë dorë në çështjet të sovranitetit në Shqipëri, sidomos ambasadorët e fundit. Ata kanë hyrë në betejat e brendshme këtu. Dy ambasadorët e fundit kanë ndërhyrë në politikë duke mbajtur anën e PS. Kim shkoi shumë më thellë, deri sa hyri brenda përbrenda në çështjet e partisë deri aty sa urdhëroi se kush duhet të votohet për kryetar e kush jo.

Çfarë nuk bëri dhe çfarë nuk u tha për Berishës, por ai sot është kryetar i PD-së. 

Përgatiti Anila Kolgjini.