Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar e PD, zgjedh Kryesinë

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Njoftimi është bërë nga kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Zgjedhjet e 22 majit rikthyen Sali Berishën pas 9 vitesh në krye të PD. Ai mundi me shumicën e votave të anëtarësisë kandidatin në garë Ibsen Elezi.