Vizita e Dendias në Shqipëri/ Topollaj: Ka diçka të errët, këta tonët heshtin
Diplomati Spartak Topollaj në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli mbi vizitën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Shqipëri. Ai tha se vizita e tij ka diçka të errët si dhe vuri në pah që në takime me zyrtarët grek, çfarë bisedohet, në 90% i marrim vesh nga televizionet dhe përfaqësuesit grek .
Spartak Topollaj: "Vizita e zotit Dendias për mua ka diçka të errët. Është e çuditshme që jo vetëm kjo vizitë por dhe disa vizita të mëparshm, dhe se çfarë bisedohet në 90% i marrim vesh nga televizionet dhe përfaqësuesit grek. Këta tonët heshtin. Po marr rastin e parafundit të bisedimeve për delitimimin e ujrave detar. Kur u bë marrëveshja e parë të cilën Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë me të drejtë nuk lanë gjë pa thënë maxhoranca aktuale sa të vijmë ne në pushtet do ti fusim në burg gjithë anëtarët e delegacionit ata kanë tradhëtuar Shqipërinë. Dhe jo që nuk ndodhi kjo por tre çerekun e anëtarëve të atij delegacioni Edi Rama i dërgoi ambasador dhe tani kanë dalë në konkluzionin se do ta zgjidhin këtë betejë në Hagë."
Sipas Topollaj dhe nëse çështja shkon në Hagë ka avantazhe dhe disaavantazhë. Sipas tij grekët janë të fuqishëm në lobim. Por nga ana tjetër Italia nuk do ta lejonte një gjë të tillë për arsye se thuhet se ka rezerva jashtëzakonisht të mëdha gazi dhe nafte.
Spartak Topollaj: "Në Hagë ka njerëz të arsyeshmëm dhe shpresojmë në drejtësi por të mos harrojmë një gjë se grekët janë të fuqishëm në lobim. Janë vend i BE janë vendi i NATO shuëm para nesh. Janë vend që kanë pasur gjithmonë lob në vende të ndryshme të Europës përfshirë dhe lobin e fuqishëm në SHBA. Kështu që në këto rrethana ata janë të avantazhuar. Avantazhi që kemi ne është që a do të pranojë Italia këtë marrëveshje jo ekuilibruese të Shqipërisë me Greqinë sepse fiton Greqia shumë sipërfaqe detare, që thuhet se ka rezerva jashtëzakonisht të mëdha gazi dhe nafte."
