Tiranë, 60-vjeçari me probleme të shëndetit mendor shkon në spital i plagosur me armë zjarri

Një 60-vjeçar në Tiranë është paraqitur në spital i plagosur me armë zjarri.

Policia njofton se rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi Myrteza Lika, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.

Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.