“7 mln euro kursim”, shërbimet online vështirësi për qytetarët, përfitim për qeverinë

Në Gjirokastër vendimi për t`i kthyer të gjitha shërbimet online i gjeti qytetarët të papërgatitur.

“S’di ta përdor, se kam idenë  fare. Është një punë për të përfituar privatët. E mira od ishte të lihej nja dy muaj sa të sqaroheshin njerëzit.”

Por teksa qytetarët hasin vështirësi, për qeverinë epoka digjitale ka nisur më mirë seç pritej.

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mhilla thotë se deri më tani janë kursyer rreth 7 mln euro.

“Kjo është bërë për shkurtim kohe, për heqje pengesash, për eliminim të çdo fenomeni të paligjshëm dhe patjetër për ulje të shpenzimeve. Deri më tani vlerësohet deri në 7 milionë euro të kursyera.”

Nga Gjirokastra zyrtari i qeverisë kujtoi se të moshuarit dhe ata që nuk kanë njohuri mbi përdorimin e platformës e albania do të asistohen nga punonjësit e administratës.

“Këtij grupi personash t’ju shërbehet me prioritet dhe me shumë vëmendje e durim.”

Digjitalizimi i shërbimeve dhe pamundësia për të aksesuar portalin ka detyruar qytetarët t`i drejtohen qendrave private.

Më herët përfaqësuesit e qeverisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos ja besojnë askujt kodet hyrse në portal pasi rrezikojnë t`ju vidhen të dhënat personale.