Humb jetën nën/prefekti i Kukësit Selman Geca

Është ndarë nga jeta Nën Prefekti i Kukësit Selman Geca.

Lajmin e ka bërë të ditur Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Geca ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak.

“Lajm i trishtë ! Sot pas një infrakti kardiak ndërroi jetë N/Prefekti i Kukësit Selman Geca . Ngushëllime familjes , të afërmve , shokëve e miqve të tij. Pushoftë në paqe” shkruan Kuçana.