Të dielën votimet, Elezi kërkon sërish shtyrjen e zgjedhjeve: Konstatoj shkelje në proces

Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, në një deklaratë për mediat, ka kërkuar sërish shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai thotë se konstaton shkelje statutore në këtë proces pasi sipas tij po kryhet në kundërshtim me rregulloren e PDSH-së

Ibsen Elezi:  I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD.

 

Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statuore. Për sa më sipër, duke qenë se Komisioni i Rithemelimit ka premtuar disa herë demokratizimin dhe garën e drejtë kërkoj riparimin e listave të anëtarësisë para se të vazhdojë të kryhet ky proces zgjedhor, dhe shtyrjen e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre kërkesave minimale statutore.