Alibeaj: Rama u tërhoq pasi pa se emrat që u propozuan s’mund t’i joshte e as t'i 'kapte'
Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit.
Në një deklaratë për mediat ai tha se mazhoranca e u tërhoq pasi panë se emrat që dolën dje dhe sipas tij këto figura nuk mund t'i joshnin dhe as t'i kapnin.
Enkelejd Alibeaj: Kandidaturat të cilët kolegët tanë identifikuan si fillim i procesit parë u duk fare qartë që nuk janë as peng as të shitu, por njerëz me intregrit. Mesa duket Edi Rama që dje, teksa pa që këto kandidatura, pa që nuk kishte as një shans për ta vjedhur, kapur, për ta joshur apo nuk i vinte sipas shijeve të tyre, bëri atë që nuk është bërë sot.
Alibeaj shtoi se: Ne kemi firmat jo për 1 po për 2. Ky proces u bë që produkti të ishte konsensual. Që produkti të ishte konsensual edhe procesi duhet të ishte konsensual.
