“Baxhanaku i Ramës, miliona nga tenderat”/ Berisha: Pompeo në Tiranë për të takuar MEK, për asgjë tjetër

Ish-kryeministri Sali Berisah akuzoi të premten kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar baxhanakun e tij në disa tendera. Ndërkohë që ka reaguar edhe ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbau, duke i cilësuar ato si qëndrime personale

Në konferencën e përjavshme për mediat, ish-Kryeministri Sali Berisha duke komentuar vizitën e ish-Sekretarit Amerikan Pompeo, shtoi se mediat pranë Ramës u munduan ta paraqisnin si një qëndrim që do të jepej për të.

“Kur pa se si  veprua, se si u përpoqën të keq shfrytëzohej vizita e tij, pasi dështuan me deklaratën, Pompeo me dorën  e tij bëri vetëm një njoftim: Udhëtova në Shqipëri për të takuar MEK  dhe për asgjë tjetër.”

Deklaratat e deputetit gjerman të CDU-së i quajti personale dhe e ftoi të kërkonte për një provë të vetme për të faktuar ato që Berisha i quan shpifje të Xhorxh Soros.

“Ai ishte angazhim personal, keqardhje që një deputet i Bundestagut, i CDU, i lejon vetes, ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë.”

Baxhanakun e Kryeministrit Rama e akuzoi si përfituesin kryesor të parave publike nëpërmjet tenderave.

“Baxhanaku Armand Frangu, kompania BT3 60 rezulton përfituese nga institucione të ndryshme në vitin 2014, 16 transaksione thesari me vlerë totale 2,3 milion. Në vitin 2015 7 transaksione. Sipas informacioneve ky është i lidhur me Beqen.”

Sa i përket çështjes së Integrimit në Bashkimin Europian, një paralajmërim pati drejtpërdrejtë për Kryeministrin.

“Për deklaratën që ka bërë në Bruksel Edi Rama se do shohim drejtimin absolutisht do të përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare të organizuar nga PD-ja."

Emrat e dalë për president nga mbledhja e disa prej deputetëve të PD, Sali Berisha e quajti parodi të neveritshme që dëshmon shfrytëzimin nga Edi Rama.