I dha Veliajt e Margaritit 7 mln euro në kohë krize, Berisha thirrje FMN-së të marrë në vëzhgim të plotë financat e Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 15:14
Ish kryeministri Sali Berisha denoncon se në kulmin e krizës dhe të rritjes së çmimeve janë marrë nga fondi i rezervës 7 milionë euro për tia dhënë ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës dhe i bën thirrrje Fondit Monetar Ndërkombëtar të marrë në vëzhgim të plotë gjendjen financiare.
“Ka ardhur koha që të zbarkojnë dhe të rikonsiderojnë largimin nga artikulli i katërt dhe marrjen në vëzhgim të plotë të gjëndjes ekonomiko financiare nga FMN përndryshe Shqipëria po ecën e sigurtë drejt një kolapsi të rrezikshëm eëkonomik me problem madhore në një të ardhe të afërt” tha Berisha ne konferencë për median.