Presidenti i Këshillit Europian habitet kur shikon koshin e basketbollit në zyrën e Ramës: S’ka mundësi
Edi Rama ka çuar Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel për të vizituar zyrën e tij në Kryeministri.
Në një video që vetë kreu I qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale, shihet se Michel habitet ngavizatimet në mur, ndërkohë që Rama i tregon dhe skulpturën e Abraham Lincoln, ku e ka shoqëruar edhe me një ironi për Dondald Trump.
Presidenti i Këshillit Europain është habitur kur ka parë që në zyrën e Ramës kishte topa basketbolli e madje edhe kosh. Ai ka bërë një kosh ndërkohë më pas ka marrë si dhuratë një libër.
Edi Rama: Ja zyra ime
Charles Michel: Sa interesante vizatimet.
Edi Rama: Këtu ndodh gjithçka, aty është Abraham Lincoln që lexon tweetet e Donald Trump
Charles Michel: Ja dhe topat e basketbollit, mungon koshi.
Edi Rama: Shiko ku i ke dhe topat e tjerë
Charles Michel: S’ka mundësi
Edi Rama: Do ta provosh
Edi Rama: Ky është një libër që do të doja ta lexoje, është një libër shumë i bukur, i shkruar nga një grua shqiptare që punon në LSE, është filozofe dhe ka shkruar një libër për fëmijërinë e saj në Shqipërinë komuniste.