Balliu: Presidentin e ka caktuar mafia e incineratorëve, Alibeaj dhe Bardhi fasada e Ramës
Klevis Balliu e ka konsideruar Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin si fasada e Edi Ramës, gjë e cila i shërben këtij të fundit për të mbajtur pushtetin.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Balliu tha se Bardhi e Alibeaj e duan partinë për të forcuar Ramën.
Klevis Balliu: Çdo organizatë kriminale, për të mbijetuar kërkon që të krijojë një fasadë, keni dëgjuar për individë të krimit të organizuar që kanë hapur një biznes dhe trajtohen si biznesmenë me kompani ndërtimi. Fasada që ka Rama është Enkelejdi dhe Gaz Bardhi. Kërkojnë të marrin partinë, të drejtojnë partinë, kërkojnë me doemos ta kenë si pronë PD.
Për çfarë e duan PD? E vërteta është se këta e duan partinë për të forcuar Ramën, për ta mbajtur në pushtet. Ky diskutim për presidentin kujt u shërben? Ky proces është farsë, është fasadë. Nëse ke konsensus, konsensusi arrihet përpara se të propozosh emrat. Pazari është diskutim tjetër, PD nuk mund të bëjë Pazar e as marrëveshje me Ramën. Alibeaj dhe Bardhi shkuan me vrap për të legjitimuar Edi Ramën.
Teksa është ndalur dhe te procesi i zgjedhjes së presidentit, Balliu tha se kreun e shtetit e ka caktuar mafia e incineratorëve.
Klevis Balliu: Duhet të ndani bojkotin nga aksioni politik, nga një qëndrimi politik. Bojkotin PD në Kuvendin e 30 prillit e ktheu në rezolutë që nuk e pranon. Mafia e incineratorëve e ka caktuar presidentin. Pse do një individ nëse është i pastër të shkojë të bëhet pis, ka vetëm një arsye, s’ka qenë kurrë i pasur dhe i tillë ka për të qenë gjithë jetën. Dhe të shkosh sot të kërkosh të bëhesh pjesë e këtij procesi farsë dhe fasade që i shërben vetëm Edi Ramës, të bëjë një fotografi dhe t ‘ua çojë kancelarive ndërkombëtare.
Përgatiti Anila Kolgjini.

