“Spastrim politik” në shkolla, protestë kundër shkarkimit të drejtores së “Ndoc Mazi” në Shkodër

Nxënës dhe mësues të shkollës “Ndoc Mazi” në Shkodër protestuan kundër shkarkimit të drejtores duke e cilësuar vendimin politik. Zyra e Arsimit në përgjigje të akuzave tha se ndryshimi vjen për shkak të problemeve ligjore.

Ora 08 00 nuk i gjeti në klasa për mësim si normalisht.

Nxënës e mësues të shkollës 9 vjeçare “Ndoc Mazi” në Shkodër ishin në protestë.

Bashkë me prindërit kundërshtojnë drejtorinë arsimore për largimin nga detyra të drejtores së shkollës.

E quajnë vendim politik.

“Nëse është punë politike, dihet se si është politikë në Shqipërisë.

Kundër largimit të titullares janë edhe kolegët mësues.

“Ajo sillet shumë mirë me nxënësit dhe me ne, nuk e shohim të arsyeshme që ajo të largohet.”

Shefja  e zyrës vendore të arsimit Shkodër Sindis Sulja sqaroi se drejtorja e shkollës Ndoc Mazi”, Valbona Idrizit ka probleme ligjore.

Hodhi poshtë pretendimet për vendimmarrje politike.

“Nuk lejojmë që një drejtore nga ana ligjore të jetë gabim. Nuk përfshijmë anën politike dhe profesionale.”

Janë 14 shkolla në Shkodër ku drejtuesit janë ndërruar, por procesi ka ngjallur reagimin e prindërve dhe nxënësve.