Presidenti/ Alibeaj: PS u tërhoq nga marrëveshja, kjo tregon mospranimin e konsensualitetit

Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit. 

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit tha se në dokumentin zyrtar të propozuar palët do të binin dakord rreth kritereve, dhe në fund të dilej me një kandidaturë konsensuale, por që sipas tij, PS u tërhoq.

Ai tha se dyshonte te PS, ndërsa shtoi se kjo tërheqje nga ana e mazhorancës tregon mospranim i konsensualitetit.

Alibeaj: Ne e filluam këtë proces për të krijuar një proces për zgjedhjen e presidentit.“Jeni dëshmitar që ne hartuam një dokument dhe një procedurë. Ju e keni dokumentin dhe keni qenë dëshmitarë. Dje kemi pasur mbledhje të Grupit Parlamentar që duhej të vazhdonte edhe sot. Por ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS, pra procesi do të ishte i tillë ne do të identifikonim katër kandidatura. Hapi i fundit do të jepte edhe garancinë për këtë proces. E përsëris ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsensuale do të ishte jo vetëm garancisë, por një shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie, por nga ana e PS pretendohet që kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm firmat tona.

 Ajo kandidatura që do ishte konsensuale do të futej një parlament me të gjithë firmat tona. Kjo tërheqje nga pala tjetër është mospranim i konsensualitetit. Ne u nisëm nga ideja për të pasur një president që do ishte mbi palët,  procesi ishte serioz. Pra kjo është një tërheqje dhe ne e kemi ditur që PS nuk ka legjitimitetin real.