Sërish negociata me PS? Alibeaj: Dolëm kundër dhomave të errëta, zbuluam maskën hipokrite që ka ky pushtet

Enkelejd Alibeaj në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit theksoi se është i keqardhur që procesi për zgjedhjen e presidentit shkoi siç e kishte parashikuar.

Ai tha se Kushtetuta thotë që presidenti të jetë i shqiptarëve dhe jo i dhomave të errëta.Më tej Alibeaj tha se edhe në këtë proces zbuluan maskanë hipokrite të pushtetit.

A i keni 20 firma?

Alibeaj: Ne kemi firmat jo për një po për dy, por kujtoj që ky proces u bë që produkti të ishte konsensual, pra Kushtetuta e do që Presidenti të jetë i shqiptarëve. Ndoqëm këtë rrugë për të marrë garanci dhe ti tregojmë publikut që procesi të jetë konsensual.

Rezultati ju vjen keq që është siç e deklaroi Komisioni i Rithemelimit?

Alibeaj: Ne u nisëm për një proces në sytë të publikut dhe jo një proces dhomash të errëta, .Ne kemi qëndruar parimor për një president të të gjithëve, keqardhja ime është fakti që në atë mbledhje homologu im tha bien dakord për dokumentin tuaj, por ja pra dokumenti i shkel nga ana e PS. Keqardhja është për faktin se asnjë nga përgjërimet e veta, se në ja lëmë opozitës, por ju kam thënë në do të marrim pjesë për të treguar maskën hipokrite që ky pushtet ka.

Do të negocioni më me PS, do të propozoni më emra?

Alibeaj: Është e qartë për ne që kemi qenë serioz dhe kjo na ka karakterizuar. Ja përse çdo gjë e dokumentuam dhe e bëmë në sy të publikut.