Balla ja kalon topin Alibeajt për Presidentin: Sill dy kandidaturat me firma, PS nuk propozon deri në raundin e katërt

Mazhoranca fajëson opozitën se nuk i ka qëndruar marrëveshjes për Presidentin. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se me Alibeaj ishin dakordësuar që në raundin e dytë dhe të tretë propozimet të vinin vetëm nga opozita dhe me firmat e kësaj të fundit.

Pikërisht në këtë pikë duket se ka ngecur procesi. Opozita nuk ka depozituar 2 kandidaturat sëbashku me firmat mbështetëse, nga 20 për secilën.

Por Balla u shpreh optimist se kanë kohë deri të dielën, për të mos djegur edhe raundin e dytë si të parin, i cili do të mbahet ditën e hënë.

Vetë PS, tha Balla, do të ti qëndrojë marrëveshjes dhe nuk do të propozojë kandidatë deri në raundin e katërt.

Taulant Balla: Kemi rëndë dakord për kriteret dhe parakushtet. Për procesin tre gjërat duhet të jenë themelore. E drejta e të gjithë palëve për të propozuar, dakordësia ka qenë që në raundin e 2 dhe të 3 të propozojë opozita. Dhe nëse presidenti nuk zgjidhet, PS në raundin e 4 dhe 5.Po jemi të gatshëm që në këtë fazë të negociojmë emra, tre grupet e opozitës mund të vijnë me emra por që procesi të ruajë integritetin e tij duhet që kandidati apo kandidatja që propozohet nga opozita të mbështet me firma vetëm nga opozita. Ata i kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë.

Deri të dielën në orën 16 ti depozitojnë dy kandidaturat. Ne jemi të gatshëm sapo ti depozitojnë të ulemi dhe të vlerësojmë mundësinë e votimit nëse grupi parlamentar i PS do të vendosin ti mbështesin. Kushtetuta është mbi çdo marrëveshje dhe çdo dokument tjetër. Këtë nuk e shkel dot askush. Dini gjë si mund të quhet dikush kandidat nëse ai nuk është depozituar me 20 firma mbështetëse?

Jo. Kohën e kemi për të mos e humbur raundin e dytë, edhe nesër mund ta shfrytëzojmë. Kandidati që në raundin e dytë apo të tretë do të garojë do të ketë dhe duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës.Duke thënë që deri në raundin e tretë kemi dakordësi është që pikërisht pas raundit të tretë të kemi dhe ne të drejtën të propozojmë. Fryma e atij dokumenti duhet të vlejë deri në raundin e tretë por me këto rregullime.

Fakti që edhe grupe parlamentare të tjera të opozitës kanë kuptuar të njëjtën gjë që kemi kuptuar dhe ne dhe kolegu, kryetar i grupit parlamentar, kryetar i PD, zoti Alibeaj paska kuptuar diçka tjetër, atëherë duhet të rishohë diskutimin. Në kohë jemi, unë jam këtu në Kuvend non stop, ja shpreh publikisht dëshirën për të vazhduar komunikimi se nuk dua të shkoj dëm raundi i dytë. Ne nuk depozitojmë kandidaturë as në raundin e dytë dhe as në raundin e tretë, ne do i qëndrojmë marrëveshjes. Opozita ka të gjithë mundësinë që mos ti çojë dëm dy raundet.

Opozita ka të gjitha mundësitë që të sjellë emrat. Nëse do praprakisht një lloj konsultimi meqë nuk po shkojnë dot te katër emrat, le të vijnë edhe me më shumë emra. Por ne duhet të dëgjohemi. Nëse ti vë kusht o zgjidh një apo dy nga këto emra o s'ka , këtu i ke hequr të drejtën palës tjetër. Ne kemi mundësi të propozojmë tre kandidatura se kemi 74 mandate në Kuvend. Nuk do propozojmë, do presim raundin e katërt.

Shpreh keqardhjen për tërheqjen e grupit parlamentar të PD se mendoj se pjesëmarrja në këtë proces dhe kjo linjë procesi që në tre raundet e para shumica nuk do imponohet me kandidatët e vet është një arritje që i bën mirë procesit. Përpjekja për të gjetur një kandidat që vjen nga opozita zyrtarisht jo kështu nga diskutimet.

Bëj thirrje të rikthehemi në tryezë menjëherë. Meqë kanë ardhur aty ku kam kërkuar, te emrat, le të ulemi ti diskutojmë. Nuk ka pasur dakordësi në tryezën e zhvilluar dy ditë më parë për formulën 4-2-1, ua konfirmoj. Ka pasur dakordësi që deri në raundin e katërt të mos ketë propozim nga mazhoranca dhe qëndrim të qartë se ne nuk mund të mbështesimn me firma një kandidat të tyre.

Formula e Alibeajt

Balla: Nuk mund të thuash që o zgjidh një nga këto katër ose unë të denoncoj për shkelje të marrëveshjes. Le të vijnë me 8 kandidatura zyrtarisht dhe t'ua themi çfarë mendojmë për njërin dhe tjetrin. Debat publik për emrat nuk bëjmë. Dëshira është ti rithehemi dhe njëherë tryezës nëse ka dëshirë.

Do përshpejtoni raundet nëse tërhiqet opozita?

Balla: Kemi dakordësi që raundet të marrin kohën maksimale dhe kjo do respektohet. Edhe sikur grupi parlamentar i PD të marrë vendim  sot që nuk do bëhet më pjesë e këtij procesi, nëse larg qoftë opozita, nuk sjell kandidaturë në datën 23, raundi i tretë do të jenë në datën 30 për të marrë kohën maksimale. Ka qenë kërkesë e opozitës, nuk lëvizim.

Nëse Alibeaj arrin të bëjë bashkë deputetët e opozitës pa firmën e njërit që dihet, dokument me firmën e atij nuk merret në konsideratë, nëse një kandidat apo dy vijnë me firmat e deputetëve me përjashtim të firmës së Sali Berishës që nuk merret në konsideratë për asnjë diskutim ne jemi të gatshëm ti diskutojmë. Duan para se të mbledhin firmat? Po, të vijnë.

Nuk ka asnjë shkelje marrëveshje. Edhe marrëveshja e afateve 7 ditore do respektohet edhe sikur ata të thonë do tërhiqemi. Unë mendoj që opozita duhet të vazhdojë të vijë me kandidatë të përbashkët me përjashtim të qoftëlargut, ai nuk duhet të merret në konsideratë.