Anulohet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së

Është anuluar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. 

Kjo ka ardhur pas  ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se presidentit.

Në një deklaratë për mediat kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla tha se nuk ka pasur marrëveshje për përzgjedhje të një emri nga kandidaturat që do të vijnë nga PD, por selisë blu do ti jepet mundsëia që të propozojë kandidatë që do të votohet në seancë

"Dje kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do propozojmë kandidatë dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të medieve"-u shpreh ai.

Një ditë në parë (19 maj) Enkelejd Alibeaj deklaroi propozimin e një liste me 8 kandidatë, nga të cilët vetëm 4 do ti propozohen partisë socialiste për të konkluduar me nëj emër.

Të hënën do të jetë raundi i dytë i votimit ku kandidati duhet të marrë 84 vota për tu zgjedhur në krye të shtetit. Nëse edhe në raundin e tretë emri i propozuar nuk arrin të fitojë, atëherë socialistet zgjedhin pasardhësin në detyrë të metës me 71 mandate.