Kthyen hotelin në ‘shtëpi bari’ arrestohen dy shqiptarët në Gjermani, kujdeseshin për 1400 bimë kanabisi

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Mediat gjermane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Eugert.Q, 21 vjeç dhe Erblin.S, 32 vjeç.

Mësohet se këto të fundit vjeç kujdeseshin për më shumë se 1400 bimë kanabis të cilat ishin mbjellë në 48 dhoma të një hoteli.

“Ata ishin “kopshtarë” të një plantacioni të madh kanabisi në mes të Mettmann”, shkruajnë mediet gjermane.

Shqiptarët tani janë para gjykatës rajonale, ndërkohë avokatët e tyre janë shprehur se të dy të pandehurit u joshën në Gjermani me premtime të rreme.

Atyre u ishte thënë se do të punonin në ndërtim, por që më pas kanë përfunduar në një plantacion kanabisi.

Kthyen hotelin në ‘shtëpi bari’ arrestohen dy
Erblin S.
Kthyen hotelin në ‘shtëpi bari’ arrestohen dy
Eugert.Q