Erdogan i vendosur: Nuk do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se vendi i tij “do t’i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO”.

“Ne u thamë miqve përkatës se do t’i themi jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe do të vazhdojmë rrugën tonë ashtu. NATO është një organizatë sigurie dhe ne nuk mund të pranojmë praninë e organizatave terroriste atje” tha Erdogan gjatë një konference me studentët në Ankara.

Në fillim të kësaj jave, Erdogan akuzoi të dy vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Të dy vendet nordike aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n të mërkurën, një vendim i nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.