Ku kanë shkuar miliona refugjatë të Ukrainës?
Nga Ora News Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 10:27
Thuajse 13 milion persona mendohet të jenë larguar nga Ukraina që me nisjen e luftës në 24 shkurt.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 6 milion janë larguar drejt vendeve fqinje dhe 6.5 milion janë zhvendosur në zona të ndryshme brenda vendit.
Të shumtë kanë qenë vendet që kanë pritur refugjatë të Ukrainës në vendet e tyre.

Polonia ka pritur mbi 3.4 milion ukrainas, Rumania rreth 900 mijë, Rusia 863 mijë, Hungaria 615 mijë, Moldavia 465 mijë, Sllovakia 426 mijë dhe Bjellorusia rreth 27 mijë, citon BBC.
Republika Çeke ka thënë gjithashtu se nga 17 maji ka dhënë mbi 346 mijë viza urgjente për refugjatët ukrainas.
Në Gjermani nga 14 maji kanë mbërritur në territorin e saj mbi 700 mijë ukrainas nga të cilët 40% e tyre ishin fëmijë.
