BE do të themelojë fondin e solidaritetit për rindërtimin e Ukrainës. Nuk ka përshpejtim të negociatave për anëtarësim në BE

BE ka njoftuar se do të themelojë një fond solidariteti për t'i ardhur në ndihmë Kievit në mbulimin e miliarda eurove  që do të kushtojë rindërtimi i vendit.

Lajmin e bëri të ditur kancelari gjerman Olaf Scholz ditën e sotme në dhomën e ulët të parlamentit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe ekonomisë ukrainase do të kushtojë miliarda dollarë. Ne si BE duhet të shtrojmë terrenin për një sfond solidariteti të financuar nga kontributet e BE dhe partnerët e saj," është shprehur ai më parë gjatë një samiti të BE-së.

Ai foli gjithashtu dhe për anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke theksuar se hapat nuk do të përshpejtohen pavarësisht luftës.

"Nuk ka rrugë të shkurtra drejt BE-së. Blloku duhet të gjejë një mënyrë të shpejtë dhe pragmatike për të ndihmuar Kievin," ka thënë Scholz.

Ai deklaroi se një gjë e tillë do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit perëndimor: Mali i Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës që synojnë anëtarësimin në bllok.